Janë arrestuar katër të dyshuar një femër dhe tre meshkuj, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke tentuar (në këmbë) të kalojnë kufirin në fshatin Hodonovc të Kamenicës rreth orës 06.30 të mërkurën.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt për kalim ilegal të kufirit , kurse të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinë.
© SYRI.net