Hazz & Bllind publikojnë këngën e parë “E kalume”

Hazz & Bllind publikojnë këngën e parë “E kalume”

16:11, 20/02/2020

Hazz & Bllind janë dy emra të rinj të skenës muzikore shqiptare. Ata para pak minutash kanë publikuar këngën e tyre të parë me titull “E kalume”. Për dallim nga artistët e tjerë që në këngën e parë nuk shfaqin shumë, këta dy talentë menjëherë tregojnë shumë siguri, klas dhe talent sikur të kishin dhjetë vite në skenë.

Vijnë nga qyteti i Gjakovës dhe janë rritur bashkë. Kënga është realizuar nga DMS Beatz, ndërsa incizimi është bërë në studiot e Black Fish në Prishtinë. Miksi dhe Masteri i këngës është bërë nga Genc Prelvukaj. Vidoklipi është prodhim poashtu i Black Fish.

Kënga ka tinguj verorë, shumë pozitivitet dhe bie në sy menjëherë interpretimi i sigurtë dhe i veçantë i tyre. Kënga është në kanalin zyrtar të Black Fish dhe ju mund ta dëgjoni dhe shifni videoklipin në linkun e mëposhtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco