Patris Berisha flet më në fund: Kjo është e vërteta e ‘ndarjes’ me Tunën

Patris Berisha flet më në fund: Kjo është e vërteta e ‘ndarjes’ me Tunën

22:38, 17/02/2020

Patrisi dhe Tuna vazhdojnë të jenë bashkë dhe këtë, sapo e ka konfirmuar vetë Patrisi. Lajmet e ditëve të fundit nuk kanë asnjë të vërtetë për raportin e tyre, edhe pse vetë çifti as nuk ka konfirmuar dhe as ka mohuar ç’është thënë nëpër portale.

Dyshimi i parë që nisi nga heqja e mbiemrit Berisha nga Instagrami i Tunës nuk ishte vënë re fare nga Patrisi. Ai nuk është shumë familjar me jetën sociale dhe as nuk përkushtohet për të mësuar çfarë ndodh aty dhe çfarë mund të mendojë publiku nga një lëvizje “dyshuese” e Tunës. Në fakt, mbiemrin Berisha nga llogaria e këngëtares e ka hequr menaxheri i saj, kështu që nuk ka asnjë vend për dyshim deri këtu.

Po Tuna dhe Patrisi, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram?

Edhe kjo nuk ka fare rëndësi. Ata janë bashkë dhe muzikanti i njohur e konfirmoi në “Një kafe me Labin”, ku ishte i ftuar së bashku me vëllanë, Robert Berisha. Meqenëse nuk i shpëtoi dot pyetjes për raportin e tij me Tunën, Patrisi tha se vazhdon të jetë me të, nëse një ditë nuk do jetë, do ta thotë vetë publikisht.

“Patjetër që vazhdoj të jem, në momentin që s’do jem, edhe unë do ta bëj publike se nuk është asgjë. Doja vetëm të prek një detaj të vogël për të gjitha portalet. Duhet të marrin burime më të sakta. Mund të më telefonojnë lehtësisht dhe unë mund të jap çdo informacion të saktë dhe të sigurt. Kanë prekur diçka si mbiemri, Instagrami, por ato i ka hequr menaxheri dhe ka lënë vetëm Tuna. Ku janë kapur me këtë gjë? As unë nuk e kisha vënë re, janë detaje banale…”, - tha Patrisi.

Kështu, pasi kërkoi më shumë vërtetësi nga mediat, Patrisi tha:

“Mos u mërzitni, të gjitha portale. Në momentin që do ndahem, do ta them. Ishalla do Zoti askush nuk ndahet me askënd, por edhe nëse ndahet e është më mirë për çiftin e për fëmijën, më mirë është të ndahesh….”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco