Noizy ka një apel për qytetarët pas tërmetit në Durrës

Noizy ka një apel për qytetarët pas tërmetit në Durrës

21:58, 28/01/2020

Një tërmet prej 5.4 shkallë të rihterit ka ndodhur para pak qastesh në Durrës.

Tërmeti i 26 nëntorit kishte shkaktuar dëme të mëdha në Shqipëri, duke ua marrë jetën shumë banorëve, shkruan lajmi.net.

Pas atij tërmeti kanë vazhduar paslëkundjet e tokës, ndërsa sonte (e martë) është shënuar një tërmet prej 5.4 shkallësh të rihterit.

Reperi Noizy, përmes një postimi në Instagram, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të paktën për një orë në qiell të hapur.

“Durrsi eshte mire të rrini pak jasht.  Nje Ore. Në qiell të hapur larg ndertesave”, ka shkruar ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco