FOTO/ Pasi u lidh me 20-vjeçaren, bosi i Formula 1 kapet 'mat' me ish-gruan në hotel

FOTO/ Pasi u lidh me 20-vjeçaren, bosi i Formula 1 kapet 'mat' me ish-gruan në hotel

20:52, 25/01/2020

Në tetor të vitit të kaluar, Flavio Briatore, u kap mat me pushime me një studente 20-vjeçare, Benedetta Bosi. Ata u fotografuan gjatë një fundjave romantike në plazhet e Kenias.

Por së fundmi, Briatore, i cili është një ndër njerëzit më të pasur dhe më të njohur në Itali, është fotografuar me ish-bashkëshorten e tij, Elisabetta Gregoraci.

Ata janë kapur mat nga “Diva e Donna” teksa dilnin nga një hotel në Milano. Ish-bosi i Formula 1 dhe Gregoraci dukeshin të qeshur e shumë pranë njëri-tjetrit.

Mediat italiane shkruajnë se ata kanë kaluar një pasdite së bashku, pa praninë e djalit të tyre, Nathan Falco. Ata kishin 10 vite të martuar kur vendosën që të ndaheshin. E teksa kanë kaluar 2 vite të divorcuar, Briatore dhe modelja e njohur kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë.

Madje ata janë pranë njëri-tjetrit në çdo moment dhe për çdo gjë, jo vetëm në lidhje me edukimin e djalit të tyre. Kanë patur vetëm një keqkuptim mes tyre, kur Elisabetta komentoi lidhjen e tij me 20-vjeçaren: “Është e neveritshme”.

Por mesa duket ky keqkuptim tashmë është lënë pas, pasi ata janë fotografuar duke qeshur e duke komunikuar shumë mirë me njëri-tjetrin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco