Shpat Kasapi po vjen me një bashkëpunim, zbulohen detajet

Shpat Kasapi po vjen me një bashkëpunim, zbulohen detajet

14:23, 07/12/2019

Këngëtari Shpat Kasapi javë më parë ka lansuar këngën e re “Nusja” që ka qenë në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit.

Por, ky nuk do jetë kënga e tij e fundit për këtë vit.

Në një bisedë me Syri Kosova, këngëtari zbuloi se është në finalizim të një projekti tjetër muzikor.

“Në fund të muajit do të vij me një këngë të re. Fjala është për bashkëpunimin që e kemi bërë me Anxhelo Kocin dhe Ergys Shahun. Kënga quhet ‘Çika e shqiptarisë’ dhe është xhiruar klipi në sheshin e Tiranës” ka thënë Shpati.

Po ashtu, ai tregoi se ky projekt do lansohet në fund të muajit dhjetor.

Deri në publikim, më poshtë e keni këngën e Shpatit, “Nusja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco