Djaloshi në FOTO dikur piqte mish në zgar sot vlen më shumë se 1 miliard

Djaloshi në FOTO dikur piqte mish në zgar sot vlen më shumë se 1 miliard

09:43, 19/11/2019

 Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij.

Por shumë mbase nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.

Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 22.5 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.

Kuzhinieri i famshëm turk ka një pasuri të madhe, dhe emri i pronarit të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtrirë biznesin e tij edhe në Nju Jork .

E së fundmi në llogarine tij në Instagram Nusret ka publikuar një foto në kohën kur ishte adoleshent si një djalosh si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll.

 I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

‘Më shumë se 1 miliard’ ka shkruar Nusret krahas fotos duke treguar pasurinë e tij. 

E adoleshenti në foto nuk e dinte ende se një ditë do të ishte një nga miliardierët e botës por pasioni për punën e bëri të jetë ky që është sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco