Heidi dhe Romeo shijojnë romancën rrugëve të Milanos!

Heidi dhe Romeo shijojnë romancën rrugëve të Milanos!

16:29, 21/06/2024

Nuk kanë preferuar të bëhen pjesë e studiove televizive, pasi me të mbaruar edicioni i dytë i Big Brother VIP çifti i krijuar brenda shtëpisë Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i janë dedikuar tërësisht romancës së tyre.

Pasi shijuan disa ditë në Jug të vendit, çifti ka udhëtuar drejt Milanos, ku me siguri Romeo është njohur me familjarët dhe miqtë e Heidit.

Dyshja janë fotografuar të kapur për dore në rrugët e Milanos dhe duken në ditët e tyre më të mira të shijimit të romancës.

Pas përfundimit të BBVIP u tha se Romeo Veshaj pati pakënaqësi për shkak të rezultatit dhe nuk ka preferuar të shkojë në asnjë studio televizive apo të bëjë deklarata publike rreth asaj eksperience.

Duket se aktori dhe moderatori ka vendosur për momentin të shijojë historinë e dashurisë që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa ende nuk dihet nëse projektet e tij televizive do të vijojnë në ekranin e Top Channel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco