Duke urinuar në tualet, fotoja e Loredanës dhe Karim Adayemi bëhet virale në rrjet

Duke urinuar në tualet, fotoja e Loredanës dhe Karim Adayemi bëhet virale në rrjet

17:02, 20/06/2024

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Së fundmi Loredana ka postuar në Instagram disa foto me partnerin e saj, ,ku nuk ka shpëtuar pa u vënë re një prej tyre. Është bërë mjaft virale në rrjet një foto e tyre teksa Loredana duket duke kryer nevoja personale në tualet ndërsa Karim duke larë dhëmbët, një moment që ka habitur ndjekësit. Kjo na kujtoi një foto të Kourtney Kardashian që Travis Barker postoi pak kohë më parë.

Ndoshta ky mund të bëhet një trend i ri për çiftet…

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco