Zbulohet identiteti i vajzës me të cilën Neymar tradhtoi Bruna Biancardi-n

Zbulohet identiteti i vajzës me të cilën Neymar tradhtoi Bruna Biancardi-n

19:29, 28/09/2023

Disa ditë më parë gëloi lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish Bruna Biancardi-n. Braziliani u pa duke u argëtuar sikur të ishte beqar në një klub nate në Barcelonë.

Së fundmi gazetari spanjoll Jordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që ishte me Neymar. Thuhet se vajza në fjalë është ish-kolege e Clara Chia-s, partnerja aktuale e mikut të tij Gerard Pique.

Ajo quhet Carola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Chia-s, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares Tini Stoessel. Sipas tij, Gil dhe Chia do të ishin takuar kur punonin si kamariere në një klub nate.

Ai ka shpjeguar më tej se: Ata janë takuar prej shumë muajsh, Carola ka udhëtuar disa herë në Paris për të qenë me Neymar. Madje ajo ishte në ditëlindjen e tij.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carola Gil (@carollagill)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco