Menaxheri i On Records: Thanë që dështuam por po vijmë me shumë surpriza

Menaxheri i On Records: Thanë që dështuam por po vijmë me shumë surpriza

20:41, 23/09/2023

On Records është një nga kompanitë muzikore më të njohura në vend.

Nga kjo kompani dhe nga menaxhimi i Meti Elshanit kanë dal emra të cilët edhe sot vazhdojnë të jenë të njohur për publikun shqiptar.

Mirëpo, angazhimi jo i madh i kësaj kompanie tash e ca kohë me artistë, ka qenë shkak të thuhet se On Records është drejt falimentimit.

E, këtyre fjalëve u është përgjigjur vet Meti.

Ai përmes një postimi në Instastory tha se mungesa në estradë ka të bëjë me disa arsye personale të tij, por, janë duke u rikthyer me shumë artistë e shumë surpriza.

Image

Ndër këta artistë, janë edhe Arnisi dhe Ariona, që së fundmi lansuan këngën DOM.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco