Stephen Fry u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua nga skena në O2 Arena javën e kaluar.
Aktori, autori dhe tregimtari 66-vjeçar ishte në Londër më 14 shtator për të mbajtur një fjalim mbi Inteligjencën Artificiale (AI) në konferencën e teknologjisë CogX Festival.
Ndërsa Fry po dilte nga skena, ai raportohet se ra nga një lartësi dy metërshe, në dysheme, duke pësuar lëndime në brinjë dhe këmbë përpara se të dërgohej në spital për trajtim.
Është e paqartë nëse ylli i “Blackadder” është ende në spital.
© SYRI.net