Këngetarja Demi Lovato ka reaguar ndaj një videoje ku Taylor Swift ishte duke vallëzuar gjatë perfomancës së saj në MTV Video Music Awards, disa vite spekulimeve se të dyja artistet kishin pasë disa debate me njëra-tjetrën.
Taylor u pa duke kënduar fjalët e këngës hit të Demit “Heart Attack”, të cilën Demi e performoi në Qendrën Prudential në Neë Jersey për natën më të madhe të muzikës të martën më 12 shtator. A
Ajo e transformoi këngën origjinale pop në një version hard rock, së bashku me “Sorry Not Sorry” dhe “Cool for the Summer”.
Demi iu përgjigj postimit në X, me tre emoji me sy zemre.
Ajo gjithashtu iu drejtua entuziazmit të Taylor për muzikën e saj gjatë një Live në Instagram, duke thënë: “Jam vërtet e lumtur me të dhe ndjenjë e mirë të shihja të gjithë duke e shijuar atë në audiencë”, ka thënë Lovato derisa kishte hyrë live në Instagram, shkruan Hollywoodlife.
© SYRI.net