Aktori Adam Sandler ka njoftuar për turneun me komedi në 25 qytete në Amerikën e Veriut që do ta zhvillojë këtë vjeshtë.
Ylli i “Murder Mystery” do të nisë turneun më 12 tetor në Vancouver.
Ndalesa të tjera në turneun e Sandler “I Missed You” do të përfshijnë Seattle, Anaheim, Toronto, Rochester, Washington, Milwaukee, Memphis, Las Vegas, San Antonio dhe Oklahoma City.
Turneu pritet të përfundojë më 12 dhjetor në Kolorado. Sandler u nderua me çmimin “Mark Twain” për Humorin Amerikan këtë vit
© SYRI.net