Në prag të dasmës, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’

Në prag të dasmës, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’

19:43, 08/06/2023

Në 17 qershor, moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana, Itali.

Çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës. Kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës, po e kalojnë në shtetin fqinj. Arbana ka shpërndarë në Instagram një video teksa ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin e saj, dhe nga makina ia kanë marrë këngës.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritet të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të show-bizzit dhe ekranit shqiptar.

Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, ndërsa pjesë e familjes është edhe Joni, djali i madh i Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco