Për herë të parë koncert në Tiranë, Ricky Martin ka një mesazh për të gjithë fansat!

Për herë të parë koncert në Tiranë, Ricky Martin ka një mesazh për të gjithë fansat!

16:48, 07/06/2023

Ylli latin Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë më 20 korrik. Të shumtë janë ata që janë lumturuar nga ky lajm, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe vetë Ricky në Instagram-in e tij ne lidhje me këtë koncert.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës.

Kjo verë është e yjeve latinë, pasi jo vetëm Ricky por edhe Enrique Inglesias do mbajë një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ më 30 Qershor.

Shpresoj se të gjithë mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri. Biletat në shitje në 8 qershor 13:00,”-shkruan Martin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco