'I’m Good (Blue)' nga Bebe Rexha dhe David Guetta arrin një miliard dëgjime në Spotify

'I’m Good (Blue)' nga Bebe Rexha dhe David Guetta arrin një miliard dëgjime në Spotify

10:04, 07/06/2023

David Guetta dhe Bebe Rexha kanë dëshmuar gjithmonë se bashkëpunimet e tyre janë shumë të suksesshme.

Që nga hera e parë kur dyshja bashkëpunuan në këngën “Hey Mama”, ata kanë pasur sukses dhe më pas e vazhduan bashkëpunimin edhe në tri këngë të tjera.

E fundit u publikua vitin e kaluar, kënga “I’m Good (Blue)”, e cila erdhi si një ripërpunim modern i këngës legjendare “Blue” të Eiifel 65.

Kënga e cila u publikua në gusht dhe më pas edhe me klip në shtator të vitit të kaluar, është pritur tejet mirë nga fansat.

Kjo këngë tashmë ka arritur të shënojë mbi një miliard dëgjime vetëm në platformën më të madhe të shërbimit të muzikës në botë, Spotify.

E nisi vitin e zhgënjyer, vazhdoi me suksese dhe përfundoi e nominuar në "Grammy Awards", rrugëtimi inspirues i Bebe Rexhës përgjatë 2022

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vet artistja shqiptare dhe Guetta, përmes shpërndarjes së një statusi të Spotify-t në rrjetin social Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco