Mozzik i pafat, humb qindra mijëra euro – shkaku një vizë në SHBA

Mozzik i pafat, humb qindra mijëra euro – shkaku një vizë në SHBA

10:15, 06/06/2023

Përmes rrjeteve sociale, reperi Mozzik kishte publikuar disa postera ku tregonte se do të performonte në Amerikë.

Bashkë me të ishin edhe emra të njohur si Luiz Ejlli, Sinan Vllasaliu etj.

Mirëpo, me anë të një shkrimi në “Instastory” ai dha lajmin e keq për të gjithë fansat që jetojnë atje.

Ai shkroi se nuk do të jetë prezentë në asnjërin koncert që ishte paraparë, për shkak të vizës, duke humbur kështu edhe shuma të mëdha të hollash.

‘’Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm  fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune si thojnë rregullat amerikane’’, shkroi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco