E tradhëtoi me një 25-vjeçare, Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj luftojnë për të shpëtuar martesën e tyre

E tradhëtoi me një 25-vjeçare, Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj luftojnë për të shpëtuar martesën e tyre

20:30, 05/06/2023

Natalie Portman dhe i dashuri i saj balerini Benjamin Millepied po luftojnë për të shpëtuar martesën e tyre pasi ajo zbuloi se ai kishte një aferë me një vajzë 25-vjeçare. Dyshja, e cila u martua në vitin 2012, u nda vitin e kaluar, por ia dolën të përballonin problemet e tyre në lidhje. Tani martesa e tyre është tronditur edhe një herë nga zbulimet se ai tradhtoi.

“Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t'i zgjidhin gjërat. Beni po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre,” tha një burim i PageSix.

Përfaqësuesit për Portman dhe Millepied nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm.

“Ai e di se ka bërë një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë dhe të mbajë familjen e tyre të bashkuar. Natalie është tepër private dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve të saj dhe privatësisë së tyre," thotë burimi

Natalie Portman dhe Benjamin Milpied u takuan në xhirimet e Black Swan në 2010 dhe u martuan më 4 gusht 2012. Ata kanë dy fëmijë së bashku, një djalë, Alef, i lindur më 17 qershor 2011 dhe një vajzë, Amalia, e lindur më 2 shkurt 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco