Tri persona të akuzuar për sulm ndaj nipit të Brigitte Macron dalin para gjykatës

Tri persona të akuzuar për sulm ndaj nipit të Brigitte Macron dalin para gjykatës

20:07, 05/06/2023

Tre burra janë paraqitur në gjykatë në Francë të akuzuar se kanë sulmuar stërnipin e Brigitte Macron jashtë dyqanit të çokollatave së familjes së saj.

Të akuzuarit ishin mes tetë personave të arrestuar, pasi Jean-Baptiste Trogneux, 30 vjeç, u rrah kur thuhet se po përpiqej të mbronte dritaret e dyqanit në Amiens në Somme muajin e kaluar.

Sulmi ndodhi gjatë asaj që u përshkrua si një "protestë e improvizuar" në qytet, menjëherë pasi bashkëshorti i Macron, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte dhënë një intervistë në televizionin kryesor.

Në një seancë të mëparshme, të shtyrë për t'i dhënë avokatëve mbrojtës më shumë kohë për t'u përgatitur, u dëgjua se një grup ishte mbledhur dhe kishte vendosur kazanët e plehrave përpara biznesit, një dyqan çokollate të quajtur “Jean Trogneux” i themeluar në 1872 nga stërgjyshi i Brigitte Macron. Kur Trogneux, i cili jeton mbi dyqan, u kërkoi atyre të largoheshin, dyshohet se të paktën një person nga grupi e goditi atë, duke e plagosur dhe lënë në shtrat për të paktën katër ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco