“Je ylli më i bukur në miliarda yje”, betimi që bëri Elgiti para Kleas mes lotësh dhe emocionesh

“Je ylli më i bukur në miliarda yje”, betimi që bëri Elgiti para Kleas mes lotësh dhe emocionesh

18:19, 05/06/2023

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë tyre disa vjeçare të dielën. Ata bënë një dasmë madhështore, ku nuk munguan të ftuarit VIP. Një ndër momentet më të bukura ishte edhe ceremonia, ku Klea dhe Elgiti bënë betimet për njëri-tjetrin.

Gjatë fjalës së tij, Elgiti iu drejtua Kleas duke i thënë “ti je ylli më i bukur mes miliarda yjesh që shkëlqen më shumë se kushdo”.

 

“Ne kemi zgjedhur të jemi bashkë dhe jo vetëm për dashurinë, për të hedhur çdo herë një hap më shumë. Ti e di çfarë je për mua, je ylli më i bukur mes miliarda yjesh që shkëlqen më shumë se kushdo. Ti kudo ku shkel bën dritë, jo vetëm se je shumë e bukur, por se ke një zemër që ndriçon, ti je muzika, je frymëzimi, je çdo fjalë e bukur”, tha Elgiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco