Tayna dhe Kida së shpejti me këngë të re

Tayna dhe Kida së shpejti me këngë të re

18:17, 05/06/2023

Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Lajmi është bërë i ditur nga një material i emisionit ‘Prive’ në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”.

Artistet siç thuhet do të sjellin një këngë verore, ndonëse ky është bashkëpunimi i parë i tyre.

Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) ndërkohë është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Bipolar”.

Tanimë janë lansuar të gjitha këngët e këtij albumi e janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Nga ana tjetër, Kida të fundit projekt të quajtur “Leje” e solli rreth dy muaj më parë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube.

Pritet se si do të jetë ky kombinim dhe se çfarë befasie kanë përgatitur për fansat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco