Shtohen ‘zërat’ për lidhje! Shakira dhe Hamilton kapen ‘mat’ bashkë

Shtohen ‘zërat’ për lidhje! Shakira dhe Hamilton kapen ‘mat’ bashkë

16:17, 05/06/2023

Para 1 muaji qarkulluan fjalët se mes pilotit të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe këngëtares Shakira kishte diçka më shumë se miqësi, e kjo ndodhi pas darkës së tyre.

Thashethemet për marrëdhënien mes kolumbianes dhe britanikut janë rindezur pasi ata u kapën sërish në darkë pas Çmimit të Madh të Spanjës të dielën. Shakira ishte në Barcelonë të mërkurën me fëmijët e saj Sasha dhe Milan dhe përfitoi nga vizita për të shijuar spektaklin e çmimit të Madh të Spanjës të zhvilluar në Katalonjë, ku Hamilton mori pjesë.

Meqenëse ata u panë së bashku pas garës në Miami, thashethemet për romancë mes Shakirës dhe Hamiltonit janë shtuar edhe më shumë.

Mbrëmjen e së dielës në rrjetet sociale qarkulluan foto të kolumbianes së bashku me britanikun në një restorant në Barcelonë. Ata nuk ishin vetëm, pasi në darkë morën pjesë edhe muzikanti dhe producenti kanadez Daniel Caesar, kantautori sudanez Mustafa dhe modelja nga Emiratet Fai Khadra, një mikeshë e ngushtë e Kendall Jenner.

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Hamiltonit është, një marrëdhënie e shkëlqyer miqësie, sipas mediave, por britaniku tashmë e ka pranuar së fundmi se ka qenë shumë entuziast për dëshirën e të pasurit një të dashur ‘latine’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco