Njërës motër nuk i flet, kurse motrës tjetër Georgina i thur lavde!

Njërës motër nuk i flet, kurse motrës tjetër Georgina i thur lavde!

14:00, 05/06/2023

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka shkuar në Universitetin e Madridit për të parë motrën e saj, Ivanën të diplomuar.

Georgina ka lavdëruar motrën për përkushtimin dhe punën duke u shprehur shumë krenare, por ky postim ka sjellë edhe shumë polemika.

Modelja ka edhe një motër tjetër, nga ana e babait, por asaj as nuk i flet. Madje pak kohë më parë motra e Georginës, Patricia tregonte se modelja as nuk e ka ndihmuar edhe pse jeton në luks.

“Motra ime u diplomua. Më kujtohet ende kur po përgatiteshe për provimin e pranimit në universitet dhe ditën kur more notën përfundimtare. Fillimet e tua në Madrid, studimet e paguara me këste, ditë të pafundme pune, universiteti dhe mijëra orë në metro, ku e bëre vendin tënd të studimit dhe dhomën tënde të ngrënies. Ka qenë një rrugë shumë e gjatë, në të cilën kemi jetuar momentet më të këqija dhe më të mira të jetës sonë. Por ne jemi ende të bashkuar dhe fitojmë. Edhe një herë arrite t’ja dalësh. Sa motër krenare, ne do të vazhdojmë të frymëzojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën përgjithmonë. Të dua”, shkruan Georgina.

Georgina dhe Ivana Rodriguez kanë të njëjtin baba, ashtu si edhe Patricia Rodriguez (motra e tyre nga njerka).


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco