Krist Aliaj habit me deklaratën për çiftin Luiz- Kiara: 'Pasioni po mbaron, ai duhet të kërkojë…'

Krist Aliaj habit me deklaratën për çiftin Luiz- Kiara: 'Pasioni po mbaron, ai duhet të kërkojë…'

11:10, 05/06/2023

Ish konkurrenti i Big Brother VIP, Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës. Ai u shpreh për Luizin se pas daljes së “Big Brother” e ka parë shumë të stresuar, të paqartë dhe me dyshime, ku thekson se pasioni mes çiftit sa vjen dhe po zbehet.

“Luizin e shikoj pak të stresuar, të paqartë dhe me dyshime për shumë gjëra, por shpresoj t’i përballojë të gjitha. Logjikisht pas 5 muajsh që je aty brenda, pasioni fillestar, ai po mbaron dhe po zbehet, dhe duket“, tha ai ne emisionin “Mos i bjer me top”.

Sakaq ish-finalisti e këshilloi çiftin qe të bëjnë projekte bashkë, me qëllim për të mbajtur lart pasionin e tyre.

“Duhet të kërkojnë mënyra të tjera ta mbajnë atë pasionin lart dhe të bëjnë projekte me njëri-tjetrin pse jo”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco