Robert De Niro komenton faktin që Al Pacino do të bëhet baba në moshën 83-vjeçare

Robert De Niro komenton faktin që Al Pacino do të bëhet baba në moshën 83-vjeçare

18:25, 04/06/2023

Robert De Niro u cuk i emocionuar që miku i tij Al Pacino do t’i bashkohet atij në klubin e njerëzve që u bënë baba në moshë të vjetër.

De Niro, i cili është 79 vjeç, u bë baba i një vajze të quajtur Gia në prill me të dashurën, Tiffany Chen.

Gjatë një deklarate në Tribeca Film Festival, De Niro u pyet për lajmin se Al Pacino, 83 vjeç, do të bëhet sërish baba nga raporti me Noor Alfallah, e cila është 29 vjeç.

“Çfarë tipi”, tha De Niro. “Jepi Al, Zoti e bekoftë.”

Por duket se De Niro mund ta ketë keqkuptuar pyetjen pasi të nesërmen aktori tha: “Dëgjo, Al Pacino sapo u bë baba i një fëmije, më thanë dje në mëngjes. Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të.”

Për momentin, nuk ka asnjë tregues se foshnja ka lindur.

De Niro dhe Pacino kanë luajtur në disa projekte së bashku gjatë viteve, duke përfshirë “The Godfather II”, “Heat” dhe “The Irishman”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco