Vrasja e blogeres në Greqi, vëllai i viktimës nxjerr detaje tronditëse: Kishte brinjë të thyera dhe…

Vrasja e blogeres në Greqi, vëllai i viktimës nxjerr detaje tronditëse: Kishte brinjë të thyera dhe…

17:31, 04/06/2023

Të tjera detaje kanë dalë rreth vrasjes brutale të blogeres 68-vjeçare në Greqi.

Sipas mediave greke, e moshuara u gjet e pajetë pasditen e së premtes pranë vathës së saj në Podochori, komuna Pangaio, në perëndim të Kavallës.

Vëllai i gruas foli për protothema.gr duke thënë: “Duhet gjetur personi që e vrau”.

Ai ka theksuar se motra e tij ka marrë “goditje të shumta dhe të forta në shumë pjesë të trupit”, ndërsa mjekësia ligjore i ka bërë të ditur se ajo ndër të tjera ka pësuar çarje të shpretkës, shpime në mushkëritë dhe thyerje të brinjëve.

“Ishte një rrahje e rëndë dhe është e qartë se dikush ka vrarë motrën time. Policia po kryen hetimet për identifikimin e autorit dhe nuk duhet të paragjykojmë situatat”, thotë vëllai i viktimës, duke theksuar se 68-vjeçarja ishte një grua e qetë dhe nuk kishte probleme personale me askënd.

Kujtohet se, nga autopsia e kryer në trupin e gruas fatkeqe, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së saj, ka rezultuar se ajo kishte plagë të shumta të brendshme dhe policia është në kërkim të burrit që i mori jetën.

Sipas të njëjtave informacione, pas konstatimeve të ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po mbledhin deklaratat e personave që ndodhen në mjedisin familjar të viktimës.

Vihet re se deri tani hetimet e autoriteteve policore janë fokusuar te familjarët e gruas së vdekur për gjetjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco