Feston sot ditëlindjen, a e gjeni dot sa vjeç bën Beniada Nishani?

Feston sot ditëlindjen, a e gjeni dot sa vjeç bën Beniada Nishani?

16:42, 03/06/2023

“Big Brother Vip albania” i dha famë dhe dashuri nga publiku modeles dhe moderatores Beniada Nishanit. Sot është një ditë e veçantë për të pasi feston ditëlindjen dhe mbush 32 vjeçe.

Beniada u kthye në një nga personazhet më të preferuar të publikut brenda shtëpisë për shkak të çiltërsisë. Ajo fitoi zemrat e shumë shqiptarëve të cilët e mbështetën atë gjatë aventurës së saj televizive.

Sot ajo drejton një rubrikë në programin “E diell” dhe ka hapur linjën e saj të veshjeve. Ndërsa përflitet se është në një lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin.

Ajo e ka pranuar pak kohë më parë se është e dashuruar mirëpo nuk zbuloi asgjë më shumë për partnerin.

Gjithsesi, ne i urojmë Benit gëzuar ditëlindjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco