Bashkëshorti i Rita Orës pozon për ‘The Hollywood Reporter’

Bashkëshorti i Rita Orës pozon për ‘The Hollywood Reporter’

15:14, 03/06/2023

Regjisori i njohur hollivduian, Taika Waititi, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme ndërkombëtare, ‘The Hollywood Reporter’.

Ai ka dhënë një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë mbi jetën dhe karrierën e tij dhe sigurisht martesën me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

47-vjeçari i cili është regjisor i filmit “Thor: Love and Thounder”, ndau me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të fotosesionit të realizuar për THR.

Në fotografitë në fjalë ai shfaqet i veshur me shumë stil në disa prapavijë të ndryshme, ku kryesisht dominojnë ngjyra rozë, e verdhë dhe e zezë.

“Vajzë e kopertinës. Faleminderit ‘The Hollywood Reporter’ që më patët mua në revistë dhe faleminderit Rebecca Keegan për bisedën e mrekullueshme”, shkroi ai ndër të tjerash në mbishkrimin e fotografive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco