Njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift, por pse?

Njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift, por pse?

11:30, 03/06/2023

Turneu i Taylor Swift pritej të ishte madhështor, por mesa duket po i kalon përmasat e menduara. Rishtazi, njerëzit nëpër rrjetet sociale po thonë se kanë gjetur një mënyrë efikase që të mos humbasin asnjë sekondë nga performancat e këngëtares.
 
Mënyra, sipas tyre, është veshja e pelenave, për të shmangur mungesën në tur për shkak të nevojës për të urinuar.
 
“Trendin” e nisi një fanse e çmendur e Taylor, e cila postoi një video në TikTok ku shfaqej duke vendosur pelenën. Më pas, të tjerë njerëz rrëfyen se bënin të njëjtën gjë dhe dikush postoi një video nga koncerti, me mbishkrimin: “Askush nuk e di që unë kam vendosur një pelenë”.

Image

Dikush tjetër tha se për të gjithë stresin që kaloi për të marrë biletat e turneut të Taylor, do e mbajë pelenën për të rritur, sepse nuk do të humbë as edhe një çast nga performancat.

Image

Njerëzit po bëjnë çmenduri për këtë turne dhe pak javë më parë, një fans/e i/e Taylor Swift, me shpirt sipërmarrjeje, publikoi në një platformë të tregtisë digjiitale lentet që mbante gjatë një koncerti të Taylor Swift.

Ai/ajo tha se lentet janë “të përdorura”, por “në gjendje të shkëlqyer”.

Menjëherë, reagimet e njerëzve qenë të larmishme. Disa e konsideruan idenë si “të neveritshme”, “të turpshme” dhe të “çuditshme”. Disa bënë shaka duke thënë se “përkrahin gratë me shpirt sipërmarrjeje”. Të tjerë, për çudi, thanë se do t’i blinin nëse do të kishin mjaftueshëm para.

Fansi/ja sqaroi më vonë se thjesht po bënte shaka dhe nuk e kishte në plan që t’i shiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco