VIDEO-SYRI TV/ Nata e parë e festivalit të filmit 'Ekrani i artit, Muka: Shkodra, vendi i historive të shtypura

16:50, 01/06/2023

Festivali i filmit dhe videoartit ‘Ekrani i artit’ në Shkodër ka hapur sipasrin me filmin ‘Klara Sola’. Themeluesi i këtij festivali Adrian Paci u shpreh se arti nuk do konsumatorë, por dialogues, ndërsa organizimi ka për synim ta njoh publikun me produksione me cilësi të lartë e shije të veçantë estetike.

Nga SYRI TV

‘Ekrani i artit’ ka çelur rrugëtimin e edicionit të 6-të mbrëmjen e së mërkurës. Dashamirësit e kinematografisë dhe artit, së bashku me përfaqësues ndërkombëtarë të ambasadave dhe organizatave të huaja në vend, morën pjesë në hapjen e festivalit, ku u shfaq filmi ‘Klara Sola’. Organizatorët e këtij edicioni, me themelues Adrian Pacin dhe Melisa Pacin mikëpritën të pranishmit, kurse Adrian Paci foli rreth rrugëtimit të festivalit të këtij viti.

Historitë e ndaluara të qytetit të Shkodrës u bënë motivi qendror i festivalit të filmit dhe videoartit, përmbajtja e të cilave sipas drejtorit artistik Edi Muka do të jetë në filma.

Sipas kuratorit Zef Paci përmbajtja dhe kahu i produksioneve filmike ka pasur ngjasimin si emërues të përbashkët, ndërsa vlerësoi prurjet nga Kosova.

Kuratorja Tea Paci e ndali fjalën te rrafshet e filmit ‘Klara Sola’, ku personazhi kryesor gruaja 40-vjeçare ka një jetë fetare të ndryshuar dhe të tërhequr nën syrin e rreptë të nënës së saj.

‘Ekrani i artit’ premton net të paharrueshme, me produksione filmike cilësore përgjatë këtyre ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco