Amber Heard heq dorë përfundimisht nga aktrimi?

Amber Heard heq dorë përfundimisht nga aktrimi?

09:44, 01/06/2023

Amber Heard ka komentuar rreth zhvendosjes së saj në Spanjë dhe spekulimeve se ajo po largohet nga Hollywood.

Teksa ishte duke ecur ajo u ndalu nga një gazetar i cili i bëri disa pyetje, transmeton Syri.net Kosova.

“Unë e dua shumë Spanjën,” tha Amber në spanjisht në një video të shpërndarë në TikTok .

Kur u pyet nëse ajo planifikon të qëndrojë në Spanjë, Amber u përgjigj: “Shpresoj që po. Më pëlqen të jetoj këtu.”

Përpara se të vazhdojë me ecjen, Amber u pyet në lidhje me spekulimet se ajo po lë Hollywood dhe aktrimin.

“Oh po,” u përgjigj Amber kur u pyet nëse ajo ka ndonjë projekt filmik.

Thashethemet për largimin e Amber nga Hollywood vijnë vetëm disa javë pasi përunfoj betejën ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco