Anulohet edicioni i sivjetëm i 'Sunny Hill Festival', organizatorët: Shihemi në vitin 2024

Anulohet edicioni i sivjetëm i 'Sunny Hill Festival', organizatorët: Shihemi në vitin 2024

18:35, 31/05/2023

Festivali “Sunny Hill” është anuluar për këtë vit.

Kështu kanë njoftuar vetë organizatorët e festivalit.

Edicioni i ardhshëm do të mbahet në vitin 2024, në fundjavën e parë të gushtit derisa vendimi thuhet se u mor për shkak se festivali do të zhvendoset në Bërnicë, që parashihet të jetë “shtëpia” e Sunny Hill Festival në vazhdim.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024””, bën të ditur njoftimi i “Sunny Hill Festival”.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë  që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë” tutje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco