Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

15:44, 31/05/2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, ditën e djeshme (e martë) ka festuar ditëlindjen.

Artistja e estradës shqiptare ka mbushur plot 38 vite të lumtura, ndërsa gëzon suksese të mëdha në karrierë.

E njëjta ka marrë urime të shumta me rastin e ditëlindjes, gjersa nuk kanë munguar as dhuratat luksoze.

Një e tillë iu bë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skënderaj, me të cilin është bashkë për më shumë se një dekadë.

Image

Artisti i mirënjohur ia ka bërë dhuratë një makinë, të cilën e ka shpërndarë në InstaStory.

“Më shumë nga ç’prisja për ditëlindje. Alban Skënderaj rrallë bën dhurata por kur bën i bën tamam”, ka shkruar ajo.

Çifti duhet theksuar se kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco