Unikkatil sot lanson këngën e re

Unikkatil sot lanson këngën e re

11:09, 31/05/2023

Reperi shqiptar Unikkatil, si duket sivjet do të jetë shumë aktiv.

Ai sot do të lansojë këngën e tij të re.

Projekti i ri i tij do të publikohet në ora 18:00.

Teksa nuk dihen shumë detaje rreth këngës.

Unikkatil tha se kjo nuk do të jetë e fundit për këtë sezonë.

Artisti i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pëlqehet shumë anekënd trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

Ai njihet për tekstet e tij thumbuese për jetën e shoqërisë shqiptare, por nuk kanë qenë të rralla kur ai ka thumbuar edhe këngëtarët e estradës.

Herën e fundit që reperi kontravers e ka mbajtur koncert në Kosovë ishte viti 2012, ku në stadiumin e qytetit në atë kohë i pati grumbulluar mbi 20 mijë adhurues.

Drenicasi ka paralajmëruar ka paralajmëruar edhe koncerte në trojet shqiptare dhe ku ka shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco