Zbulohen detajet e funeralit të ikonës së muzikës, Tina Turner

Zbulohen detajet e funeralit të ikonës së muzikës, Tina Turner

10:41, 31/05/2023

Detajet e funeralit të Tina Turner janë zbuluar, me këngëtaren legjendare që ka lënë amanet një ceremoni private.

Krijuesja e hitit “What’s Love Got to Do With It” vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër më 24 maj në moshën 83-vjeçare, pasi u përball me komplikacionet nga kanceri dhe transplantin e veshkave.

Homazhe të shumta u bënë nga komuniteti i muzikës dhe artit në tërësi përfshirë: Beyonce, Dolly Parton dhe Mariah Carey e Cher.

Larg muzikës, presidenti amerikan Joe Biden, ish-presidenti Barack Obama dhe Mbreti Charles III gjithashtu bënë nderimet e tyre gjatë një jave emocionuese.

Image

Dhe tani, planet për funeralin e Turner janë zbuluar, me këngëtaren e “Private Dancer” që zgjodhi një shërbim përkujtimor ‘të vogël privat’.

Eddy Hampton, asistenti personal i Turner, tha: “Ajo nuk donte një funeral të madh publik”.

Turner u zhvendos në Zvicër dhe mori nënshtetësinë e saj në vitin 2013 kur u martua me Erwin Bach, duke jetuar atje deri në vdekjen e saj në fillim të majit.

Duke folur për The Mirror, Hampton vazhdoi të thoshte se çdo ngjarje publike do të vinte më vonë, duke përmendur se mund të ndodhte një koncert përkujtimor.

“Varrimi do të jetë për miqtë e saj shumë të ngushtë në Zvicër. Nuk do të jetë një rast i madh familjar”, shtoi ai duke folur për mikeshën e tij të ngushtë.

Të hënën, u zbulua se mbreti Charles i bëri homazhe Turner duke luajtur këngën e saj ikonë “The Best” në Pallatin Buckingham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco