Ajo që po prisnim të gjithë bëhet realitet, Bebe Rexha së shpejti me një këngë shqip

Ajo që po prisnim të gjithë bëhet realitet, Bebe Rexha së shpejti me një këngë shqip

10:34, 31/05/2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përgatitur një këngë në gjuhën shqipe që mund ta sjellë për fansat e saj të shumtë shqiptarë shumë shpejt. Autorja e shumë hiteve ndërkombëtare e ka publikuar një video në InstaStory teksa e ka vënë në sfond këngën në kompjuter. Ndërkohë që fillon kënga, Bebe pyet:

''A ta publikojmë këtë? A ta publikojmë këngën shqipe në verë?'', tha ajo.

Kënga titullohet “Të dua”, ndërsa njëri varg thotë: “Nga New Yorku në Kosovë”. Me ritme shqiptare në formë të një remiksi, Bebe duket e lumtur teksa këndon së bashku me këngën në sfond.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco