Sara Hoxha përkëdhel barkun, kur vjen dasma e ‘TikTok-ut’ me Ledrin?

Sara Hoxha përkëdhel barkun, kur vjen dasma e ‘TikTok-ut’ me Ledrin?

15:29, 29/05/2023

“Një Goat për ty” u lançua në një mënyrë madhështore, në një event që mblodhi miq të Ledri Vulës dhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Në këtë mbrëmje të madhe nuk kishte si të mungonte Sara Hoxha, e cila nuk i shpëtoi mikrofonit të gazetarëve të pranishëm për të sqaruar disa nga çështjet që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do të martohen apo jo këtë vit Sara dhe Ledri? Përgjigjja është “jo”. Sipas Sarës ata nuk kanë një plan të tillë, siç edhe nuk kanë një plan për të shtuar familjen e tyre momentalisht. Për të dyja dëshira mbetet e madhe por për të ardhmen.

“Nuk ka dasmë këtë vit. Nuk e di pse e kanë thënë këtë. Mbase sepse unë nxjerr foto në sallone dhe janë foto nusesh që mua më pëlqejnë. Nuk do të thotë që do i vesh unë. Nuk do të martohemi këtë vit,”-përfundoi Sara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco