U aludua për një krizën në marrëdhënien e tyre, por Lediani është mbështetësi më i madh i Elhaida Danit

U aludua për një krizën në marrëdhënien e tyre, por Lediani është mbështetësi më i madh i Elhaida Danit

10:55, 29/05/2023

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agallijaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing Ëith the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Image

Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, çifti më pas nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

E kjo gjë bëri që në rrjet të aludohej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje disa ditë më parë këngëtarja u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me Ledianin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.

Mbrëmjen djeshme u dha muzikali francez  ku trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytet, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte Elhaida. E teksa spektakli përfundoi me sukses, duket se në prapaskenë këngëtaren e ka pritur mbështetësi i saj më i madh i cili ishte Lediani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco