Kim Kardashian hap 'listën', zbulon tiparet që i pëlqejnë te një mashkull

Kim Kardashian hap 'listën', zbulon tiparet që i pëlqejnë te një mashkull

17:24, 27/05/2023

Kardashians janë rikthyer për një sezon tjetër. Episodi i parë u transmetua në TV u transmetua dy ditë më parë dhe një moment ra veçanërisht në sy: lista e gjatë e gjërave që Kim kërkon te një mashkull. Pas divorcit të ndërlikuar me reperin Kanye West dhe një takim të shkurtër me komedianin Pete Davidson, ‘Kim K’ tani është kthyer në treg dhe në kërkim të mashkullit të përsosur.

Në klipin nga episodi i parë i serialit të saj, Kim zbuloi tiparet themelore, si fizike ashtu edhe të personalitetit, që duhet të ketë një mashkull nëse dëshiron të ketë mundësinë të takohet me të.

“Numri një, më mbro. Numri dy, lufto për mua. Numri tre, higjienë e mirë. Të ketë durim, i suksesshëm, mirëkuptues dhe “vërtet i lumtur për mua” janë gjithashtu tipare thelbësore të karakterit’

Kim befasoi fansat duke zbuluar se dhëmbët janë një tipar përcaktues. Lista nuk u ndal me kaq, por ajo tha se do i zbulojë në episodet e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco