U fotografuan duke hyrë në hotel së bashku, Nita Latifi sqaron si qëndron e vërteta e raportit të saj me Shpatin: Jemi takuar për…

U fotografuan duke hyrë në hotel së bashku, Nita Latifi sqaron si qëndron e vërteta e raportit të saj me Shpatin: Jemi takuar për…

17:19, 27/05/2023

Romanca e Nita Latifit dhe Shpat Kërleshit u zbulua pas hyrjes së këtij të fundit në “Big Brother VIP”. Ishte vetë këngëtarja ajo që e zbuloi se dyshja kishte pasur një histori së bashku, megjithatë kishin kuptuar se s’kishin ndenja për njëritjetrin dhe ishin ndarë shpejt.

Por tashmë që spektakli ka përfunduar, dyshja janë parë shpesh në Prishtinë, dhe mediat flasin se mes tyre ka nisur një raport dashurie.

Mirëpo këto zëra i ka hedhur poshtë vetë, këngëtarja e cila ka sqaruar se me Shpatin është takuar për çështje pune. Sipas saj, moderator do të jetë pjesë e videoklipit të saj më të ri.

“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”- u shpreh Latifi.

Kujtojmë se në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin.

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”.

Nita i surprizoi të gjithë me përgjigjen: “Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco