Sylvester Stallone ka një metodë për të ditur nëse të dashurit e vajzave të tij ja vlejnë dhe nuk ka gabuar

Sylvester Stallone ka një metodë për të ditur nëse të dashurit e vajzave të tij ja vlejnë dhe nuk ka gabuar

13:22, 26/05/2023

Sylvester Stallone është një baba shumë protektiv dhe është i përfshirë në jetën e vajzave të tij deri në atë pikë sa ai shkruan edhe tekstet e tyre të ndarjes. Aktori ka një metodë të pagabueshme për të ditur nëse të dashurit e tyre do të zgjasin.

Sipas Sistine dhe Sophia Stallone, babai i tyre është një burrë që e njeh mirë botën e meshkujve.

“Babai im është një dijetar kur bëhet fjalë për jetën tone personale, por dhe në shumë fusha”, tha vajza e aktorit, Sistine Stallone në podcastin “Giggly Squad”.

“Ai shkruan shumicën e teksteve tona të ndarjes”, tha ajo.

Ndërkohë, Sophia Stallone shtoi: “Unë sugjeroj shumë që vajzat të shkojnë tek babai i tyre dhe ta bëjnë atë të shkruajë një tekst ndarjeje sepse burrat i njohin burrat”

“Ne themi, ‘Oh, ky [djaloshi] është i mirë. Do ta sjellim atë në shtëpi’. Dhe [babai ynë] është gjithmonë i rezervuar”, shtoi Sistine. “[Ai] qëndron në qoshe, nuk thotë asgjë…”

Sipas Sophia, aktori “mban gjithmonë një puro” për t’u siguruar që të ftuarit e dinë se në shtëpinë e kujt janë.

“Babai na thotë: Unë mund të them brenda katër minutave të para të takimit nëse ai do të zgjasë apo jo, dhe kështu nuk do të humbas kohën time”, rrëfeu Sistine, “Dhe ai ka të drejtë çdo herë. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco