'TRIX' me koncert madhështor, shënoi 50-vjetorin e tij në vitin e 150-të të themelimit të Ferizajt

'TRIX' me koncert madhështor, shënoi 50-vjetorin e tij në vitin e 150-të të themelimit të Ferizajt

23:26, 25/05/2023

Kreu i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se grupi ikonik "TRIX" sonte me koncert madhështor, shënoi 50-vjetorin e themelimit në vitin e 150-të të themelimit të Ferizajt, shkruan Syri.net Kosova.

"Gjysmëshekulli, "TRIX" me këngëtarin Veli Sahiti, i kënduan dashurisë, të bukurës, qytetit e vlerave tona më të çmueshme kombëtare.

Ferizajt i dha nderin e lavdinë e muzikës grupi "TRIX" e sonte bashkë me kryetarin e Cedar Falls, Robert Green, ferizajasit, mijëra prej tyre nën duartrokitje frenetike, shijuan këngët e bukura, muzikën e shpirtit ferizajas, nga artistë të shumtë për tu përmbyllur me ikonën e muzikës sonë, Veli Sahiti", ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco