Kim për YE: Nuk mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë

Kim për YE: Nuk mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë

14:36, 23/05/2023

Dy vite pas finalizimit të divorcit, Kim Kardashian foli për leksionet e mësuara nga lidhja me ish-bashkëshortin, Kanye West. Në episodin e podkastit “On Purpose with Jay Shetty”, Kim tha se për momentin është shumë mirë dhe se gjatë gjithë kohës, ka reflektuar dhe ka kuptuar se “nuk mund të ndihmosh njerëzit që nuk e duan ndihmën.
 
Ndonëse nuk përmendi emër, sërish ishte shumë e qartë sepër kë bëhej fjalë. Kim u shpreh: “Nuk mund të detyrosh njerëzit të kenë bindjet e tua dhe t’i projektosh ato te dikush që mendon krejtësisht ndryshe nga ti”.
 
Ajo shtoi: “Është normale që të kesh pikëpamje të ndryshme, kjo e bën botën të rrotullohet. Por, nëse nuk përputheni me të njëjtat vlera, morale dhe gjëra thelbësore, atëherë është mëse në rregull që të kuptosh se jeta është e shkurtër dhe se duhet të gjesh njerëzit që përputhen me ato që ti beson në të vërtetë. Nuk mund të presësh që njerëzit e tjerë të jenë atje ku je ti, në nivelin tënd”.
 
Gjithashtu, ylli i “The Kardashians” theksoi se përfundimi i një marrëdhënie nuk e bën atë domosdoshmërisht një “lidhje të dështuar”, përkundrazi, nëse njerëzit kanë kaluar shumë vite së bashku, është kaq e bukur.
 
Kardashian dhe West nisën të dilnin në vitin 2012 dhe 2 vite më vonë u martuan. Ata kanë 4 fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Në vitin 2021, Kim kërkoi divorcin dhe pas shumë polemikave, ndarja u finalizua në nëntor të vitit 2022, pasi të dyja palët ranë dakord për pronat dhe kujdestarinë e fëmijëve.
 
Në jetën sentimentale, ndërkohë që Kim vijon të kërkojë dashurinë, Kanye West u martua në fillim të këtij viti me Bianca Censori, e cila ka punuar si dizajnere arktitekture për “Yeezy” prej vitesh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco