Ofendimeve të rënda nga Arian Çani u përgjigjet Blendi Fevziu

Ofendimeve të rënda nga Arian Çani u përgjigjet Blendi Fevziu

13:23, 23/05/2023

Ditë më parë Arian Çani shpërtheu kundër Blendi Fevziut duke radhitur ofendime e sharje vulgare ndaj tij.

Mes tjerash ai e quajti “fantomas” dhe “këllirë”.

Blendi Fevziu ka zgjedhur ta injorojë deri kur u pyet lidhur me këtë në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai tha se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua? Kjo është tipike e vendeve të vogla dhe shumë të limituara. Nuk më intereson. Realisht nuk më kushton askund.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco