Kim për kohën me Kanye: E bukur, por nuk mundem t’i ndihmojë personat që nuk duan

Kim për kohën me Kanye: E bukur, por nuk mundem t’i ndihmojë personat që nuk duan

11:02, 23/05/2023

Ylli televiziv, Kim Kardashian, po reflekton për marrëdhënien e saj me Kanye West.

Themeluesja e brendit SKIMS tha se është duke u ndjerë shumë mirë kohëve të fundit derisa ishte mysafire në podcast-in “On Purpose” me Jay Shetty.

Kur u pyet për njerëzit që e rrethonin në  të kaluarën, ajo u shpreh: “Diçka që mësova është se nuk mund t’i ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë”, tha Kardashian.

“Ju nuk mund t’i detyroni bindjet tuaja dhe ta projektoni atë tek dikush që mendon diçka krejtësisht të ndryshme”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se këto deklarata të Kim janë për ish-bashkëshortin e saj, Kanye Ëest, ndonëse ajo nuk foli asgjë specifikisht, shkruan People.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco