Valbona Mema flet për herë të parë për humbjen e motrës

Valbona Mema flet për herë të parë për humbjen e motrës

19:01, 30/03/2023

Valbona Mema e ndërpreu rrugëtimin e saj në "Big Brother VIP" papritur sepse motra e saj ndodhej në gjendje kritike për jetën. E fatkeqësisht, pas disa javësh ajo ndërroi jetë.

Në një intervistë të fundit, Valbona ka folur për herë të parë publikisht për këtë humbje të madhe. Valbona u shpreh se ndonëse e dinin që ishte e sëmurë nuk e prisnin kaq shpejt vdekjen e saj.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh artistja në "Pardon my french" në TAR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco