Telefonata e Kristit me të atin, çfarë tha ai për Keisin!

Telefonata e Kristit me të atin, çfarë tha ai për Keisin!

17:44, 30/03/2023

I radhës që kishte mundësinë të komunikonte në telefon me një familjar, ishte Kristi. Ai foli në telefon me babanë e tij, Robertin.

Ky i fundit tha se ndihet shumë krenar për të dhe qëndrimin e tij deri më tani në shtëpi dhe se Kristi sipas tij, ka treguar qëndrim qytetar dhe shumë fisnik gjatë rrugëtimit të tij, edhe pse ka patur momente shumë sfiduese në shtëpi.

Roberti i tha Kristit se i vjen mirë që i respekton të gjithë dhe u lë atyre kohën për të folur dhe për të shprehur mendimin e tyre, pa imponuar askënd.

Roberti: Për mua një bravo të madhe. Ti duhet të jesh ai që njoh unë Krist. Ai që lufton, ai që artikulon.

Kristi: Disa herë bëhet më e vështirë, sepse kam krijuar marrëdhënie me njerëzit këtu.

Roberti përmendi edhe lidhjen që Kristi pati me Keisin brenda në shtëpi. Ai tha se e vlerësoi jashtë mase sjelljen e tij dhe se i dha sens lidhjes, pavarësisht se si e mendoi pala tjetër sjelljen e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco