Kiara lë 'pa frymë' Luizin, i dërgon dron me mesazhin e koduar

Kiara lë 'pa frymë' Luizin, i dërgon dron me mesazhin e koduar

20:29, 29/03/2023

Kiara Tito ka surprizuar ditën e sotme të dashurin e saj Luiz Ejlli, duke i çuar një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP.

Droni mbante banderolën ku shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara”, teksa mbante dhe foton e dyshes nga puthja e dasmës brenda BBV-së.

Droni ka lumturuar pa masë Luizin.

Duket se me anë të këtij droni, Kiara i çoi dhe një mesazh të koduar që nuk dihet nëse e ka mbajtur Luizi atë çka i ka thënë dikur apo jo.

Këngëtari i ka thënë Kiarës kur ndodheshin të dy në BBV që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco