‘S’je ti për të folur për sinqeritet’/ Nita dhe Fotinia i kundërvihen Oltës

‘S’je ti për të folur për sinqeritet’/ Nita dhe Fotinia i kundërvihen Oltës

19:04, 29/03/2023

Ndërhyrja e Oltës në bisedën që Luizi po bënte me vajzat, acaroi këto të fundit. Olta tha se ai po i përdor vajzat për qëllimet e veta të lojës. Sipas saj, Luizi nuk ishte shfaqur ndonjëherë kaq shumë motivues, ndaj i bëri përshtypje.

Ky i fundit i tha vajzave se ato nuk duhet të dorëzohen dhe se ka besim të aftësistë e tyre për ta luajtur siç duhet këtë lojë. Nga ana tjetër, Keisi i tha Oltës se Luizi e ka motivuar atë gjithë ditën për lojën dhe se nuk po e bën vetëm tani.

Fotini i tha Oltës se sipas saj, ato nuk duhet të flasin fare, sepse Olta ndërhynë gjithë kohën. Edhe Nita u përfshi në bisedë, por Olta i tha asaj se ajo nuk i merr leje njeriu se çfarë flet dhe se  po gjykon mendimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco